Irani: Terroristët të presin hakmarrje vdekjeprurëse
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79609-irani_terroristët_të_presin_hakmarrje_vdekjeprurëse
Departamenti i Marrëdhënieve Publike të Forcave Vullnetare (Basixh) të Iranit paralajmëroi se terroristët gjakatarë duhet të presin hakmarrje të ashpër dhe vdekjeprurëse të luftëtarëve të guximshëm dhe të përkushtuar të Islamit për krimin e kryer ndaj rojeve kufitare të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 21, 2018 16:52 Europe/Tirane
  • Irani: Terroristët të presin hakmarrje vdekjeprurëse

Departamenti i Marrëdhënieve Publike të Forcave Vullnetare (Basixh) të Iranit paralajmëroi se terroristët gjakatarë duhet të presin hakmarrje të ashpër dhe vdekjeprurëse të luftëtarëve të guximshëm dhe të përkushtuar të Islamit për krimin e kryer ndaj rojeve kufitare të Iranit.

Departamenti, duke lëshuar një njoftim për martirizimin e 10 rojeve kufitare iraniane në sulmin terrorist në një post kufitare në qytetin Marivan, tha të shtunën se sulmi i terroristëve anti-revolucionarë në postën kufitare të forcave tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik synon të përçajë dhe të dëmtojë sigurinë e qëndrueshme të banorëve të zonave kufitare. Agjencia e lajmeve Sepah News në një raport të saj ka thënë se gjatë sulmit që u krye të premten natën nga grupet terroriste dhe anti-revolucionare dhe të varura nga arroganca botërore në fshatin Dari të rrethin Marivan në perëndim të Iranit dhe si pasojë e shpërthimit të një depoje të municionit, janë vrarë 10 forca të sigurisë së Iranit dhe 8 të tjerë janë plagosur. Gjatë këtyre luftimeve janë vrarë disa terroristë dhe disa të tjerë janë plagosur dhe të tjerët janë arratisur. Ndërkohë, grupi terrorist Partia e Jetës së Lirë të Kurdistanit (PJAK) mori përgjegjësinë për sulmin terrorist pranë fshatit Dari në rajonin kufitar të Marivan në orët e vona të së shtunës. Guvernatori i rajonit Marivan ,Muhamed Shafi, tha për agjencinë e lajmeve IRNA se shtatë prej dëshmorëve ishin banorë të Marivanit.