Garda Revolucionare do të hakmerret ndaj sulmit terrorist në Marivan
Zëdhënësi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit u zotua sot për hakmarrje ndaj sulmit të fundit terrorist në një post kufitare në perëndim të Iranit, i cili mori jetën e 11 forcave të sigurisë.
Gjeneral brigade Ramezan Sharif paralajmëroi grupet terroriste dhe shërbimet e huaja të inteligjencës që i mbështesin ato, se do të dënohen ashpër dhe se Garda Revolucionare do të hakmerret fuqishëm ndaj sulmit terrorist. "Forcat e sigurisë janë të gatshme të japin një përgjigje dërrmuese ndaj terroristëve që synojnë të destabilizojnë rajonet kufitare", shtoi ai. Në një përleshje mes forcave të armatosura iraniane dhe grupeve terroriste në rajonin Marivan, provinca Kurdistan në Iranin perëndimor të shtunën në mëngjes, 11 pjesëtarë të forcave kufitare iraniane u martirizuan dhe 8 të tjerë u plagosën. Ndërkohë, grupi terrorist Partia e Jetës së Lirë të Kurdistanit (PJAK) mori përgjegjësinë për sulmin terrorist pranë fshatit Dari në rajonin kufitar të Marivan.