Ekipi iranian i volejbollit të ulur kampion bote
Korrik 23, 2018 04:32 Europe/Tirane
Për të shtatën herë, ekipi iranian i volejbollit të ulur pasi ka mundur me rezultatin 3 me 0 Bosnje Hercegovinën, është shpallur kampion bote.
Në finalen mes ekipit kombëtar të Iranit dhe Bosnjës në volejbollin e ulur, ekipi iranian fitoi 3 sete me rezultatet 25 me 18, 25 me 13 dhe 24 me 20. Me këtë fitore ekipi iranian i volejbollit të ulur e ka fituar pjesëmarrjen në lojërat olimpike Tokio-2020. Më herët ky ekip ka arritur të mundë ekipet nga Japonia, Gjermania dhe Rusia. Në kampionatin botëror të volejbollit të ulur kanë marrë pjesë 16 vende për meshkujt dhe 16 për femrat. Ekipi kombëtar i volejbollit të ulur të Iranit është një nga ekipet më me emër në botë.
Tags