Irani do të sulmojë bazat e terroristëve përgjatë kufirit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79658-irani_do_të_sulmojë_bazat_e_terroristëve_përgjatë_kufirit
Zëvendësministri i Brendshëm i Iranit tha: "Nëse vendet fqinje që janë bërë baza për grupet terroriste, nuk merren me terroristët, Irani do të sulmojë selitë qendrore të terroristëve përgjatë vijës kufitare për të garantuar sigurinë e tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 23, 2018 16:45 Europe/Tirane
  • Irani do të sulmojë bazat e terroristëve përgjatë kufirit

Zëvendësministri i Brendshëm i Iranit tha: "Nëse vendet fqinje që janë bërë baza për grupet terroriste, nuk merren me terroristët, Irani do të sulmojë selitë qendrore të terroristëve përgjatë vijës kufitare për të garantuar sigurinë e tij.

Husein Zylfiqari, foli të hënën, për sulmet e fundit terroriste në veriperëndim dhe në juglindje të Iranit, duke shtuar se " në disa vende fqinje egzistojnë grupe terroriste dhe Irani u ka thënë autoriteteve të këtyre vendeve të merren me këto grupe terroriste." Duke iu referuar rolit të disa vendeve dhe shërbimeve të tyre të inteligjencës në krijimin e pasigurisë në Iran dhe në mbështetjen e grupeve terroriste, ai deklaroi: "Lëvizjet e këtyre grupeve terroriste janë shumë të vogla, pasi shumë prej akteve terroriste të kryera prej tyre janë neutralizuar nga forcat e sigurisë të Iranit dhe shumë viktima dhe dëme u janë shkaktuar grupeve terroriste". Të shtunën e kaluar, në një përleshje mes forcave të armatosura iraniane dhe grupeve terroriste në rajonin Marivan, provinca Kurdistan në Iranin perëndimor, 11 pjesëtarë të forcave kufitare iraniane u martirizuan dhe 8 të tjerë u plagosën. Ndërkohë, grupi terrorist Partia e Jetës së Lirë të Kurdistanit (PJAK) mori përgjegjësinë për sulmin terrorist pranë fshatit Dari në rajonin kufitar të Marivan.