Irani hap linjën e prodhimit të raketave, hedh poshtë kërcënimin e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79661-irani_hap_linjën_e_prodhimit_të_raketave_hedh_poshtë_kërcënimin_e_trump
Kreu i forcave vullnetare iraniane Basixh deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të kërcënojnë Iranin, duke hedhur poshtë mesazhin e ashpër të Presidentit Donald Trump drejtuar Presidentit Hasan Ruhani si "luftë psikologjike".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 23, 2018 21:27 Europe/Tirane
  • Irani hap linjën e prodhimit të raketave, hedh poshtë kërcënimin e Trump

Kreu i forcave vullnetare iraniane Basixh deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të kërcënojnë Iranin, duke hedhur poshtë mesazhin e ashpër të Presidentit Donald Trump drejtuar Presidentit Hasan Ruhani si "luftë psikologjike".

"Deklaratat e Trumpit kundër Iranit janë luftë psikologjike. Ai nuk është në gjendje të veprojë kundër Iranit," tha të hënën gjeneral brigade Golam-Husein Gheibparvar. Gheibparvar tha se populli iranian dhe forcat e armatosura do të qëndrojnë përballë armiqve dhe nuk do të tërhiqen, duke shtuar :"Besimi ynë është se mënyra për të arritur lumturinë dhe përparimin është të rezistojmë dhe t'u bëjmë ballë keqdashësve dhe armiqve". "Ata që kanë frikë nga lufta psikologjike e këtij presidenti të çmendur do ta kuptojnë se Amerika nuk do të kënaqet me asgjë më pak sesa asgjësimi ynë", shtoi komandanti i forcave vullnetare iraniane. Ndërkohë, të hënën, Irani zbuloi linjën masive të prodhimit të një rakete ajër-ajër me rreze të mesme veprimi, të quajtur Fakur, në prani të ministrit të Mbrojtjes, gjeneral brigade Amir Hatami. "Sot jetojmë në një mjedis, ku ne jemi të rrethuar nga armiq të paturpshëm dhe njerëz të ligë si sundimtarët aktualë të SHBA dhe disa nga aleatët e tyre, të cilët nuk kuptojnë asgjë tjetër përveç gjuhës së forcës", tha ministri iranian i Mbrojtjes. Në përputhje me udhëzimet e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Irani do të japë një përgjigje proporcionale për çdo kërcënim, shtoi gjeneral Hatami.