Khoshro: Mbështetja e Amerikës për grupet terroriste, shkelje e juridiksionit ndërkombëtar
Golam’ali Khoshro, përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB me një letër drejtuar KS të OKB, ka kërkuar ndërprerjen e politikave të Amerikës në mbështetjen e grupit terrorist MEK.
Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB në këtë letër ka thënë: Republika Islamike e Iranit dënon ashpër veprimet e qeverisë amerikane kundër popullit iranian siç është mbështetja dhe plotësimi i nevojave financiare për grupin terrorist MEK dhe atë e cilëson shkelje të juridiksionit dhe dispozitave ndërkombëtare, shkelje të kartës së OKB, si dhe shkelje të juridiksionit ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit. Kombi iranian është një popull që ka rënë pre e terrorizmit. Pas fitores së revolucionit islamik në Iran në vitin 1979 mbi 17 mijë qytetarë dhe funksionar të lartë të Iranit janë vrarë nga grupi terrorist MEK dhe grupet e tjera terroriste. Shumë deputetë të parlamentit, funksionar të lartë të shtetit dhe forcave të rendit, qytetarë të thjeshtë dhe të pafajshëm dhe shtetas të huaj kanë rënë viktima të terrorizmit në Iran. Veprimet terroriste sot janë kthyer në kërcënim botëror. Cili është faktori i globalizimit të terrorizmit? Noam Camski, analist i njohur politik në Amerikë thotë: Nëse duam t’i japim fund terrorizmit, së pari duhet të parashtrojmë pyetjen se përse është shfaqur terrorizmit, cili është shkaku kryesor dhe rrënjët e këtij fenomeni? E kaluara ka treguar se qëndrimet e dyanshme të perëndimit kundrejt fenomenit terrorizëm dhe përdorimi i terrorizmit për qëllime të caktuara, janë disa nga faktorët e rëndësishëm që shfaqën këtë fenomen. Ato vende që mbështesin terrorizmin, janë përgjegjës për këtë situatë. Gazeta Uashington Post në artikullin e saj të muajit prill shkruan: John Bolton këshilltar i sigurisë kombëtare në Amerikë, ka marrë para nga grupi MEK për të ndryshuar shtetin në Iran. Uashington Post flet për dokumentarët që tregojnë lidhjet e afërta të Bolton me grupin terrorist MEK dhe shton: Bolton me përpjekjet e tij në vitin 2012 ka arritur ta heqë emrin e grupit terrorist MEK nga lista e grupeve terroriste të Amerikës. Kjo gazetë shkruan se grupi terrorist MEK ka paguar shumë të ndryshme parash për funksionarët amerikanë që ata të shprehin mbështetjen e tyre në konferencat e MEK dhe këtë e tregon pjesëmarrja e disa figurave politike dhe bashkëpunëtorëve të qeverisë amerikane në takimet e MEK, si Rudy Giuliani avokat personal, Newt Gingrich këshilltar i Donald Trump të cilët më 30 qershor kanë marrë pjesë në takimin e grupit terrorsit MEK në paris dhe kanë theksuar vazhdimin e lidhjeve të Amerkës me grupin terrorist MEK. Është fakt se perëndimi në bazë të interesave dhe qëllimeve të tij, terrorizmin e ka ndarë në dy pjesë atë të mirë dhe të keq. Kjo ndarje është bërë me qëllim që në atë kohë kur ata të shohin se përballja me terrorizmin është në kundërshtim me interesat e tyre, atëherë këto grupe të hiqen nga lista e grupeve terroriste dhe ndoshta më vonë të mbështeten.