Emërohet guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Iranit
Këshilli i qeverisë së Republikës Islamike të Iranit në mbledhjen e të mërkurës i ka dhënë votëbesimin Abdunaser Hemati për të marrë postin e guvernatorit të Bankës Qendrore të Iranit.
Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në këtë mbledhje deklaroi se prioritete të guvernatorit të ri të Bankës Qendrore janë: reformimi i sistemit bankar, korrigjimi i politikave financiare, monetare dhe përmirësimi i marrëdhënieve bankare me botën, zgjerimi i marrëveshjeve monetare bilaterale, ruajtje dhe mbrojtja e rezervave valutore të Iranit. Z. Ruhani gjithashtu vlerësoi pozitivisht punën e ish-guvernatorit Veliullah Sejf që ka bërë gjatë periudhës në të cilën ka drejtuar Bankën Qendrore të Iranit.