Garda Revolucionare përmirëson flotën e avionëve Su-22
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79722-garda_revolucionare_përmirëson_flotën_e_avionëve_su_22
Një komandant i lartë i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se Forcat Ajrore të Gardës kanë përmirësuar disa nga bombarduesit e saj Sukhoi SU-22 dhe së shpejti do t'i pajisë ata me raketa cruise.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 25, 2018 14:57 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare përmirëson flotën e avionëve Su-22

Një komandant i lartë i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se Forcat Ajrore të Gardës kanë përmirësuar disa nga bombarduesit e saj Sukhoi SU-22 dhe së shpejti do t'i pajisë ata me raketa cruise.

Komandanti i Divizionit të Hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare, gjeneral brigade Amirali Haxhizadeh e bëri njoftimin në një ceremoni të mërkurën ku u zbuluan 10 avionë luftarakë SU-22 të rikonstruktuar. Haxhizadeh gjithashtu tha se Garda Revolucionare do të instalojë raketa ajër-tokë me precizion të lartë dhe një rreze veprimi prej 1,500 kilometrash në aeroplanët e saj luftarakë. Pas fazës së përmirësimit, bombarduesi Su-22 tani do të jetë në gjendje të mbajë dhe të lëshojë bomba inteligjente tepër precize, si dhe raketa ajër-tokë dhe ajër-ajër, dhe do të jetë në gjendje të transferojë të dhëna në mes të avionëve nga distanca prej disa kilometra, shtoi komandanti i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Ai theksoi: "Nëse aftësitë e tanishme të Gardës Revolucionare, të cilat bazohen në vullnetin e specialistëve të rinj revolucionarë dhe një pjesë e së cilës u shfaqën sot, ... arrijnë në veshët e presidentit amerikan që kërkon aventura, ai kurrë nuk do të bëjë një gabim të tillë dhe do ta kuptojë se Irani  mund t'i përgjigjet lehtë një kërcënimi për naftën ".