Larixhani: Nuk mund të pritet nga tryeza e bisedimeve me evropianët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79729-larixhani_nuk_mund_të_pritet_nga_tryeza_e_bisedimeve_me_evropianët
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka thënë se bisedimet me palën evropiane për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore po vazhdojnë mirëpo perspektiva e këtyre bisedimeve nuk është e qartë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 26, 2018 06:13 Europe/Tirane
  • Larixhani: Nuk mund të pritet nga tryeza e bisedimeve me evropianët

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka thënë se bisedimet me palën evropiane për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore po vazhdojnë mirëpo perspektiva e këtyre bisedimeve nuk është e qartë.

Gjatë një vizitë në qytetin Koom, kryetari Ali Larixhani tha:  Ashtu siç ka theksuar edhe lideri suprem i revolucionit islamik, bisedimet me Evropën po zhvillohet mirëpo se sa do të jetë të suksesshme këto bisedime, nuk mund të flitet para kohe. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit tha se e ardhmja e vendit nuk mund të bazohet në premtime dhe shtoi: Irani ka përshkuar të gjitha rrugët që krijesa të këqija të mos krijojnë probleme për vendin, mirëpo armiqtë vazhdojnë sabotimet e tyre. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit tha se duke u mbështetur tek kapacitetet dhe talentet vendase mund të ulen presionet e armiqve dhe të vazhdohet rruga e zhvillimit dhe shtoi: Nëse hapësira për investime në vend hapet, mund të zgjidhen shumë probleme. Kryetari Larixhani tha se sjellja e Amerikës me Iranin mund të krahasohet me vendet e tjera dhe shtoi: Është turp për sauditët që me një telefon paguajnë 250 miliard dollarë për të rindërtuar infstrukturat amerikane ose pagojën 110 miliard dollarë për blerjen e pajisjeve ushtarake.