Larixhani: Nuk mund të pritet nga tryeza e bisedimeve me evropianët
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka thënë se bisedimet me palën evropiane për të qëndruar në marrëveshjen bërthamore po vazhdojnë mirëpo perspektiva e këtyre bisedimeve nuk është e qartë.
Gjatë një vizitë në qytetin Koom, kryetari Ali Larixhani tha: Ashtu siç ka theksuar edhe lideri suprem i revolucionit islamik, bisedimet me Evropën po zhvillohet mirëpo se sa do të jetë të suksesshme këto bisedime, nuk mund të flitet para kohe. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit tha se e ardhmja e vendit nuk mund të bazohet në premtime dhe shtoi: Irani ka përshkuar të gjitha rrugët që krijesa të këqija të mos krijojnë probleme për vendin, mirëpo armiqtë vazhdojnë sabotimet e tyre. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit tha se duke u mbështetur tek kapacitetet dhe talentet vendase mund të ulen presionet e armiqve dhe të vazhdohet rruga e zhvillimit dhe shtoi: Nëse hapësira për investime në vend hapet, mund të zgjidhen shumë probleme. Kryetari Larixhani tha se sjellja e Amerikës me Iranin mund të krahasohet me vendet e tjera dhe shtoi: Është turp për sauditët që me një telefon paguajnë 250 miliard dollarë për të rindërtuar infstrukturat amerikane ose pagojën 110 miliard dollarë për blerjen e pajisjeve ushtarake.