Kamalvandi: Prodhimi i Ujit të Rëndë në Iran nuk do të ndërpritet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79736-kamalvandi_prodhimi_i_ujit_të_rëndë_në_iran_nuk_do_të_ndërpritet
Zëdhënësi i AEAI ka thënë se Irani nuk do të ndërpresë ciklin e prodhimit të ujit të rëndë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 26, 2018 06:14 Europe/Tirane
  • Kamalvandi: Prodhimi i Ujit të Rëndë në Iran nuk do të ndërpritet

Zëdhënësi i AEAI ka thënë se Irani nuk do të ndërpresë ciklin e prodhimit të ujit të rëndë.

Behruz Kamalvandi, në kuadër të ceremoninë për prezantimin e teknologjisë më të rënë në fushën kuantum dhe komunikacionit të sigurt, u përgjigj rreth çështjes së shitjes së ujit të rëndë dhe tha: Pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore në politikat e këtij vendi janë bërë ndryshme të mëdha dhe Amerika po përpiqet të parandalojë shitjen e ujit të rëndë të prodhuar në Iran por që sigurisht në këtë përpjekje ka dështuar. Zëdhënësi i AEAI ndër të tjera shtoi: në kohën kur qeveria e mëparshme amerikane ka blerë rreth 30 ton ujë të rëndë nga Irani, qeveria aktuale e Uashingtonit po mundohet të pengojë shitjen e ujit të rënë të Iranit për të tjerët. Irani sot ka lidhje me të tjerët dhe ujin e rëndë e eksporton në vende të ndryshme. Suksesi i parë i shkencëtarëve iranianë në fushën e shkencës Kuantom është prodhimi i mjeteve të komunikimit në formë të koduar dhe të sigurt. Kjo teknologji është prezantuar në ambientet e qendrës shkencore dhe të teknologjisë laser të Iranit. Shkencëtarët iranianë kanë arritur të prodhojnë pajisje për shkëmbin e informacione të koduara, kanë prodhuar radarë të sofistikuar dhe pajisje për telekomunikacionin.