Paralajmërimi i Gjeneral Soleimanit për Trump, kryetitulli i mediave ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79754-paralajmërimi_i_gjeneral_soleimanit_për_trump_kryetitulli_i_mediave_ndërkombëtare
Deklaratat e sotme të Gjeneral-Major Kasem Soleimani, komandanti i forcave elitare Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit në qytetin Hamedan, mbi kërcënimet e fundit të Presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit, u pasqyruan gjerësisht në mediat ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 26, 2018 17:44 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i Gjeneral Soleimanit për Trump, kryetitulli i mediave ndërkombëtare

Deklaratat e sotme të Gjeneral-Major Kasem Soleimani, komandanti i forcave elitare Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit në qytetin Hamedan, mbi kërcënimet e fundit të Presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit, u pasqyruan gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

Fjalët e Gjeneral Soleimanit u bënë kryetitulli i mediave botërore. Duke iu drejtuar presidentit Trump, ai e vlerësoi fillimin e luftës nga SHBA kundër Iranit si shkatërrimin e të gjitha objekteve të Amerikës dhe njoftoi gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për këtë konfrontim. Shërbimi amerikan i lajmeve USA Today , së bashku me rrjetin e lajmeve Ba'th të Irakut, shkruan se kërcënimi i Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara, veçanërisht me paralajmërimet e Gjeneralit iranian, janë bërë aq serioze, saqë zyrtari ushtarak iranian tha se "nëse Shtetet e Bashkuara fillojnë një luftë me Iranin, duhet ta  dinë se fundi i saj është shkatërrimi  i Amerikës". Agjencia britanike Reuters raportoi mbi paralajmërimin e Gjeneral Soleimanit kundër presidentit Trump dhe shkruante: "Gjeneral Soleimani thotë se nëse Trump dëshiron të kërcënojë Iranin, ai duhet të flasë me të, sepse është një ushtarak, e jo me Presidentin e Iranit Hasan Ruhani!" Raporti vlerësoi kërcënimin e Gjeneral Soleimanit kundër Trump si një shenjë e mungesës së vëmendjes së Iranit ndaj kërcënimit të paraqitur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit. Gazeta izraelite Times of Israel, shkruan se Gjeneral Soleimani e kishte kërcënuar me aq besim Presidentin e Shteteve të Bashkuara, saqë tha se "Ne jemi pranë jush, atje ku as nuk mund ta imagjinoni. Ejani, ne jemi gati, ne jemi njerëzit e këtij mejdani. Ju e dini se kjo luftë do të thotë asgjësim i të gjitha mjeteve tuaja. Ju mund të filloni luftën, por ne do ta përfundojmë atë ". Kanali rus i lajmeve Russia Today ka cituar fjalët e Gjeneral Soleimanit: "Lufta amerikane me Iranin nuk do të lërë asgjë për Shtetet e Bashkuara, kështu që Trump do të humbasë çfarëdo që kishte më parë". Rrjeti i informativ i SHBA, CBS News gjithashtu citoi fjalët e Gjeneral Soleimanit, duke iu referuar pasojave të kërcënimit të Trump në postimin në Twitter ndaj presidentit të Iranit. Sipas analistit Dan Peterson, kërcënimi e  ardhshëm i iranianëve kundër Shteteve të Bashkuara do të jetë më shumë lufta kibernetike eksplicite dhe e fshehur. Radio Evropa e Lirë, ashtu si e përditshmja angleze Daily Mail në faqen e saj të internetit, njoftoi gatishmërinë e Iranit për t'u përballur me çdo kërcënim të Shteteve të Bashkuara dhe i konsideroi deklaratat e komandantit Soleimani si një shenjë e fortë gatishmërie. Gazeta britanike "Daily Mirror" gjithashtu theksoi moralin e lartë të iranianëve në këtë konfrontim dhe shkroi: "Irani kërcënoi Trumpin, komandanti i Forcave elitare iraniane të Divizionit  Kuds, paralajmëroi Trumpin duke thënë se "ne jemi vendi i martirëve dhe po ju presim " . Gazeta sioniste Jerusalem Post gjithashtu trajtoi çështjen e nderimit të shpirtit të martirizimit të popullit iranian dhe shkruante se komandanti iranian kishte thënë se nëse Shtetet e Bashkuara dëshironin të vepronin kundër interesave të Iranit, do të duhej të dinin se nëse deri më tani Deti i Kuq ishte i sigurt, me praninë e Shteteve të Bashkuara në rajon dhe për shkak të frymës së martirizimit të luftëtarëve të Iranit, ky rajon strategjik i botës më nuk do të jetë i sigurt. Një tjetër media sioniste e quajtur "Israel Home" e përshkroi si vdekjeprurës kërcënimin e komandantit ushtarak iranian kundër Shteteve të Bashkuara dhe pasojat e zbatimit të këtyre kërcënimeve i cilësoi të paparashikueshme. Agjencia izraelite e lajmeve "Artoz Sheveh" gjithashtu trajtoi pasigurinë e Detit të Kuq pranë territoreve të Izraelit pas kërcënimit të komandantit iranian dhe shkroi: "Sipas deklaratave të Gjeneral Soleimanit, Deti i Kuq nuk është më i sigurt për amerikanët".