Ushtria e Islamit i zhduku hipokritët në operacionin Mersad
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79778-ushtria_e_islamit_i_zhduku_hipokritët_në_operacionin_mersad
Imami i përkohshëm i namazit të së premtes në Teheran, Ajetollah Muhamed -Ali Movahedi Kermani, tha të premten se grupi terrorist Monafikin kishte ndërmend të pushtonte Iranin dhe të shtypte pushtetin islamik, por në operacionin ushtarak Mersad , hipokritët u shkatërruan nga ushtria e Islamit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2018 15:09 Europe/Tirane
  • Ushtria e Islamit i zhduku hipokritët në operacionin Mersad

Imami i përkohshëm i namazit të së premtes në Teheran, Ajetollah Muhamed -Ali Movahedi Kermani, tha të premten se grupi terrorist Monafikin kishte ndërmend të pushtonte Iranin dhe të shtypte pushtetin islamik, por në operacionin ushtarak Mersad , hipokritët u shkatërruan nga ushtria e Islamit.

Operacioni Mersad filloi më 27 korrik 1988, në mënyrë që të përballet me sulmin e grupit terrorist MEK, i mbështetur nga diktatura e Sadam Huseinit, në provincën Kermanshah, në Iranin perëndimor. Operacioni zgjati dy ditë, me rrethimin e një numri të madh elementësh të grupit terrorist Monafikin në ngushticën Pathagh (Mersad), në perëndim të Iranit, duke vrarë më shumë se dy mijë prej tyre dhe duke përfunduar me humbjen e plotë të këtij grupi terrorist. Ndër të tjera, Ajetollah Muhamed-Ali Movahedi Kermani tha se qeveria duhet të ndryshojë ekipin e saj ekonomik. Duke ju drejtuar qindra mijëra besimtarëve në Teheran, Ajetollah Kermani tha: "Thuhet se disa nga anëtarët e ekipit ekonomik të kabinetit nuk pajtohen me politikat ekonomike të qeverisë. Shumëllojshmëria e zërave në vendimet ekonomike të qeverisë nuk është e pranueshme. "