Irani kampion në kampionatin aziatik të shahut
Korrik 28, 2018 05:28 Europe/Tirane
Ekipi kombëtar iranian i shahut ka dalë fitues për herë të parë në kampionatin e shahut të shpejtë të Azisë.
Kampionati I shahut për Azinë mbahet në qytetin Hamedan në perëndim të Iranit. Në këtë kampionat ekipi iranian me 12 pikë është shpallur kampion i ndjekur nga Kina dhe India në vendin e dytë dhe të tretë. Për femrat në vendin e parë është renditur Kina, e ndjekur nga India dhe më pas Irani. Në këtë kampionat kanë marrë pjesë 12 ekipe nga vendet aziatike.
Tags