Korrik 30, 2018 09:02 Europe/Tirane
  • Ibrahim Turkman: Gjuha perse, urë e spiritualitetit paqes dhe miqësisë në botë

Kryetar i institutit kulturor dhe komunikimit islam në Iran, gjuhën perse e ka cilësuar urë të spiritualitetit, dashurisë, paqes dhe miqësisë në botë dhe ka thënë se prania e shumë persishtfolësve nga e gjithë bota në Iran tregon për lidhjen e thellë të kombeve me anë të gjuhës perse.

Abuzar Ibrahim Turkman, në simpoziumin e 85-të të zgjerimit të gjuhës dhe letërsisë perse në Teheran, pjesëmarrjen e persishtfolësve nga vende të ndryshme të botë se ka quajtur faktor të ndikimit të thellë të gjuhës perse në vendet e tjera. Takimi i 85-të për zgjerimin e gjuhës dhe letërsisë perse, u mbajt në Teheran me pjesëmarrjen e mbi 40 persishtfolësve nga 13 vende të botës. Kreu i institutit kulturor dhe komunikimit islam në irna ka thënë se përpjekja e t parëve, dijetarëve, poetëve dhe letrarëve të Iranit, është zgjerimi dhe ndikimi i gjuhës perse. Ai ndër të tjera përmendi disa nga karakteristikat e gjuhës perse dhe kat hënë se çdo përpjekje për të mësuar gjuhën perse është përpjekje për të mësuar etikën, miqësinë, paqen, dashamirësinë, integrimin, besnikërinë, si dhe bashkëpunimin mes njerëzve dhe kombeve. Më herët Reza Morad Sahrai, kreu i qendrës për mësimin e gjuhës perse në Iran ka thënë se 200 universitete në Iran dhe vende të ndryshme të botës i Kazakistan, Turqi, Kinë, Bangladesh, Turkmenistan, Rusi, Irak, Liban, Siri dhe Katar kanë hapur një degë për mësimin e gjuhës perse.

 

 

Tags