Fillon raundi i dhjetë i bisedimeve siriane të konferencës së Astanasë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79864-fillon_raundi_i_dhjetë_i_bisedimeve_siriane_të_konferencës_së_astanasë
Raundi i dhjetë i bisedimeve siriane në kuadër të konferencës së Astanasë ka filluar sot në qytetin Suçi të Rusisë në brigjet e Detit të Zi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 30, 2018 10:14 Europe/Tirane
  • Fillon raundi i dhjetë i bisedimeve siriane të konferencës së Astanasë

Raundi i dhjetë i bisedimeve siriane në kuadër të konferencës së Astanasë ka filluar sot në qytetin Suçi të Rusisë në brigjet e Detit të Zi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se raundi i dhjetë i bisedimeve siriane në kuadër të konferencës së Astanasë ka filluar të hënën në qytetin Suçi të Rusisë në rrethana kur edhe kotë bisedime ashtu si në raundet e mëparshëm, janë organizuar nga Irani, Rusia dhe Turqia, tre vendet mbështetëse të paqes në Siri. Këto bisedime kanë filluar me takimin e Alexander Lavrentiev, përfaqësuesi i presidentit të Rusisë për çështje të Sirisë, dhe Sergei Vershinin, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, me Stephan Demistura, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB në Siri. Në bazë të programit të deklaruar, dita e parë e negociatave në Suçi do t'i përkushtohet bisedimeve mes ekspertëve. Takimi i përgjithshëm i konferencës së Suçit, zhvillohet nesër të martën dhe në atë do të marrin pjesë përfaqësuesit e Iranit, Rusisë dhe Turqisë.