Irani kritikon sanksionet amerikane ndaj Turqisë
Gusht 02, 2018 16:45 Europe/Tirane
Ministri i Jashtëm i Iranit z.Muhamed Xhavad Zarif ka kritikuar Uashingtonin për përdorimin e sanksioneve - kësaj radhe kundër Turqisë - si një mjet për të ushtruar presion ndaj vendeve të tjera.
Zarif shkroi të enjten në llogarinë e tij zyrtare në Twitter se sanksionet "e paligjshme" kundër dy zyrtarëve të një vendi që është një aleat i SHBA, tregon se mania e Uashingtonit ndaj masave shtrënguese nuk njeh kufij. Ankaraja gjithashtu ka dënuar sanksionet e reja të SHBA dhe ka premtuar masa hakmarrëse ndaj Uashingtonit.
Tags