NATO-ja Arabe kundër Iranit, e destinuar të dështojë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79963-nato_ja_arabe_kundër_iranit_e_destinuar_të_dështojë
Agjencia informative Euroasia Times në një artikull të saj thotë se paratë saudite, armët amerikane dhe informacionet izraelite përbëjnë NATO-n Arabe kundër Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 03, 2018 03:26 Europe/Tirane
  • NATO-ja Arabe kundër Iranit, e destinuar të dështojë

Agjencia informative Euroasia Times në një artikull të saj thotë se paratë saudite, armët amerikane dhe informacionet izraelite përbëjnë NATO-n Arabe kundër Republikës Islamike të Iranit.

NATO-ja arabe ashtu siç është programuar nga ana e Amerikës, përbëhet nga Arabia Saudite, EBA, Bahrejni, Kuvajti, Katari, Egjipti dhe Jordania. Në muajin tetor Amerika do të mbajë një takim kushtuar NATO-s Arabe dhe me anë të këtij formacioni ajo kërkon të ketë sa më shumë kontroll mbi Lindjen e Mesme. Sipas ekspertëve shumica e vendeve arabe nuk kanë politika bilaterale të sigurisë dhe nuk kanë armik të përbashkët në Lindjen e Mesme mirëpo Amerika po përpiqet që Iranin ta vendosë në qendër të çështjes. Darko Lazar ekspert i çështjeve politike në Liban thotë: Amerika edhe më herët ka parashtruar plane të tilla për krijimin e një aleance ushtarake arabe, por të gjitha këto plane kanë dështuar. NATO Arabe është një plan i Amerikës dhe Arabisë Saudite dhe detyrat e saj janë përcaktuar qartë. Arabia Saudite do të garantojë fondet ndërsa Uashingtoni armatimet, Egjipti forcat ushtarake dhe Izraeli shërbimet informative. Mosmarrëveshjet strategjike mes liderëve të regjimeve arabe, sipas shumë analistëve e bën të pamundur formimin e një aleance të re ushtarake. Sauditët nuk mund të veprojnë të vetëm. Avionët e tyre të rinj pilotohen nga pilotë me shtetësi pakistaneze ose egjiptiane ndërkohë që shtetasit e huaj janë përgjegjës për ruajtjen e kufijve jugore të Arabisë Saudite. Pengesa më e madhe për krijimin e NATO-s Arabe është mosmarrëveshja e gjerë në Këshillin e bashkëpunimit të Gjirit Persik. Prej vitit 2017, Arabia Saudite, Bahrejni, EBA dhe Egjipti kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin. Lufta e Arabisë Saudite kundër Jemenit gjithashtu është një tjetër pengesë për formimin e kësaj aleance. Ndërsa në aspektin ushtarak Arabia Saudite dhe EBA kanë mosmarrëveshje në lidhje me avancimin përpara të operacioneve ushtarake.