Irani kampion i mundjes për Azinë
Ekipi iranian i mundjes për të rinjtë e Azisë është shpallur kampion i Azisë.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, ekipi iranian me 7 medalje ari dhe 3 bronzi dhe duke marrë 220 pik është shpallur kampion i Azisë i ndjekur nga Kazakistani me 194 pikë dhe nga India me 154 pikë. Ndërsa në stilin e mundjes së lirë ekipi iranian me 5 medalje ari, 1 argjendi dhe 4 bronzi dhe gjithsej me 205 pikë është shpallur kampion I ndjekur nga Japonia me 180 pikë, India me 168 dhe Kazakistani me 151 pikë dhe Kirgizistani me 100 pikë. Në këtë kampionat kanë marrë pjesë ekipe nga Irani, India, Japonia, Kazakistani, Kirgizistani, Turkmenistani, Pakistani, Singapori, Iraku dhe Bangladeshi në qytetin Karaxh qendër e provincës Alborz në perëndim të provincës Teheran.