Irani shpreson në arritjen e një rezultati pozitiv me Evropën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80033-irani_shpreson_në_arritjen_e_një_rezultati_pozitiv_me_evropën
Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të Iranit shprehu shpresën se Irani dhe Evropa do të vijnë në një përfundim mbi paketën e propozimeve në lidhje me marrëveshjen bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 05, 2018 08:30 Europe/Tirane
  • Irani shpreson në arritjen e një rezultati pozitiv me Evropën

Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të Iranit shprehu shpresën se Irani dhe Evropa do të vijnë në një përfundim mbi paketën e propozimeve në lidhje me marrëveshjen bërthamore.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit z. Behram Kasemi në një intervistë me agjencinë e lajmeve Pana të shtunën, tha se paketa evropiane për Iranin ishte "joefektive" dhe shtoi se bashkëpunimi me BE nuk është ndalur, por mund të shoqërohet me ngadalësi ose vonesa. Kasemi, duke iu referuar qëndrimeve politike të palës evropiane për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, ka shtuar se evropianët e dinë mirë se Irani duhet të bindet në mënyrë që të vazhdojë të përmbushë angazhimet e dala nga kjo marrëveshje.