Irani shpreson në arritjen e një rezultati pozitiv me Evropën
Gusht 05, 2018 08:30 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të Iranit shprehu shpresën se Irani dhe Evropa do të vijnë në një përfundim mbi paketën e propozimeve në lidhje me marrëveshjen bërthamore.
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit z. Behram Kasemi në një intervistë me agjencinë e lajmeve Pana të shtunën, tha se paketa evropiane për Iranin ishte "joefektive" dhe shtoi se bashkëpunimi me BE nuk është ndalur, por mund të shoqërohet me ngadalësi ose vonesa. Kasemi, duke iu referuar qëndrimeve politike të palës evropiane për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, ka shtuar se evropianët e dinë mirë se Irani duhet të bindet në mënyrë që të vazhdojë të përmbushë angazhimet e dala nga kjo marrëveshje.
Tags