BE deklarohet për sanksionet e SHBA kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80075-be_deklarohet_për_sanksionet_e_shba_kundër_iranit
BE nga nesër do të bllokojë ligjet mbi sanksionet e SHBA. Bazuar në përmbajtjen e një deklarate të kohëve të fundit të BE duke kritikuar rifillimin e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, Brukseli do të zbatojë ligjet e saj bllokuese nga e marta pasdite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 06, 2018 16:46 Europe/Tirane
  • BE deklarohet për sanksionet e SHBA kundër Iranit

BE nga nesër do të bllokojë ligjet mbi sanksionet e SHBA. Bazuar në përmbajtjen e një deklarate të kohëve të fundit të BE duke kritikuar rifillimin e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, Brukseli do të zbatojë ligjet e saj bllokuese nga e marta pasdite.

Pas vendimit të SHBA për daljen nga marrëveshja bërthamore dhe kthimin e sanksioneve ndërkombëtare të këtij vendi kundër Iranit, Evropa duke rikthyer ligjin “bllokimi i sanksioneve”, i cili ishte hartuar më parë për përballje me sanksionet e SHBA kundër Kubës, do të sigurojë kompanitë evropiane nga sanksionet e SHBA kundër Iranit. Bashkimi Europian në vitin 1996 miratoi këtë ligj me qëllim të kundërshtimit të efekteve të sanksioneve të njëanshme të SHBA kundër Kubës. Këto ligje bllokuan kompanitë europiane që të ndiqnin sanksionet unilaterale të SHBA, të cilat i lejonin ata që të padisin Shtetet e Bashkuara ose ata që i dëmtonin ato. Në fund të korrikut, Wall Street Journal citoi disa zyrtarë evropianë të kenë thënë se Bashkimi Evropian po përpiqet të krijojë një llogari ose të aktivizojë llogaritë e vjetra të bankave të Iranit në bankat qendrore të BE, me qëllim që t’a ruaj marrëveshjen bërthamore.