Trump: Jam i hapur për një marrëveshje të re me Iranin!
Presidenti i SHBA Donald Trump tha të hënën se ai mbetet i hapur për të arritur një marrëveshje të re bërthamore me Iranin.
Përkundër kërkesave nga palët e tjera të marrëveshjes, Trump largoi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore në muajin maj, duke pretenduar se Irani po mashtronte dhe po financonte e aktivitete "malinje" në rajon, raportoi AFP. "Unë mbetem i hapur për të arritur një marrëveshje më gjithëpërfshirëse që trajton gamën e plotë të aktiviteteve malinje të Iranit, duke përfshirë programin e raketave balistike dhe mbështetjen për terrorizmin", tha Trump në një deklaratë. Trump paralajmëroi se bizneset dhe individët që vazhdojnë të punojnë me Teheranin rrezikojnë 'pasoja të rënda'. "Ne i bëjmë thirrje të gjitha kombeve të ndërmarrin hapa të tillë për të bërë të qartë se regjimi iranian përballet me një zgjedhje: ose të ndryshojë sjelljen e tij kërcënuese, destabilizuese dhe të riintegrohet me ekonominë globale, ose të vazhdojë rrugën e izolimit ekonomik", tha ai.