Europa sfidon SHBA, zotohet të mbrojë kompanitë përballë sanksioneve kundër Iranit
Evropa deklaroi se do të veprojë për të mbrojtur kompanitë e saj që bëjnë biznes me Iranin kundër masave të mundshme ndëshkuese të Uashingtonit.
Njoftimi, i cili mund të jetë një shprehje e fortë e sfidës kundër agjendës armiqësore të Presidentit të SHBA Donald Trump ndaj Teheranit, u bë nga Komisioni Evropian. Komisioni njoftoi në një deklaratë se do të aktivizonte një ligj të BE që do të mbrojë kompanitë europiane që kanë lidhje biznesi me Iranin nga sanksionet e SHBA-së që do të vendosen të martën (7 gusht). Evropa kishte shprehur më parë kundërshtimin ndaj rivendosjes së sanksioneve kundër Iranit duke argumentuar se Republika Islamike nuk duhet të dënohet pasi deri tani angazhimet e saj të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, që kishte çuar në heqjen e sanksioneve. Përveç kundërshtimit nga Evropa, vendet si Turqia, Kina dhe India e kanë bërë tashmë të qartë se nuk do të respektojnë sanksionet e njëanshme të SHBA ndaj Iranit.