Ruhani: Trump kërkon të ushtrojë luftë psikologjike
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ka thënë se qëllimi deklaratave të fundit të presidentit amerikan mbi propozimin e tij për negociata me Iranin, është nisja e një lufte psikologjie kundër kombit iranian dhe shfrytëzimin e saj për përparësi në zgjedhjet e kongresit.
Hasan Ruhani në intervistën e tij dje në radiotelevizionin shtetëror të Iranit tha se Amerika pas daljes nga marrëveshja bërthamore është përballur me kushte të vështira dhe shtoi: Tani Trump jep propozimin për bisedime me Iranin për të përmirësuar pozitën e dëmtuar të tij në të kaluarën dhe për ta prezantuar veten gjoja si mik të kombit iranian. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se kombi iranian nuk u kushton vëmendje deklaratave dhe veprimeve kontradiktore të autoritete amerikane kundrejt Iranit dhe shtoi: Eksperienca e 4 dekadave të kaluara i ka bërë të qartë kombit iranian se Amerika përdor çdo mundësi dhe rast për të goditur popullin iranian. Ai që pretendon se dëshiron bisedime, duhet ta dijë se së parim i negociatave është sinqeriteti mirëpo pala tjetër është ajo e cila pa bisedime ka dalë nga akordet dhe marrëveshjet ndërkombëtare si traktati i Parisit, traktati i tregtisë dhe marrëveshja bërthamore, prandaj të shpresosh në negociata me një person të tillë nuk ka asnjë dobi. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu shtjelloi programet e qeverisë për zgjidhjen e disa problemeve për shkak të raundit të ri të sanksioneve të jashtëligjshme dhe të padrejta të Amerikës kundër Iranit dhe siguroi se qeveria do të përdorë të gjithë potencialin e saj për të administruar ekonominë dhe për të zgjidhur problemet.