Britania nuk i zbaton sanksionet amerikane kundër Iranit
Gusht 07, 2018 08:27 Europe/Tirane
Zyrtarët anglezë në deklarata të veçanta kanë folur për moszbatimin e sanksioneve anti-iraniane dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së paqes.
Ellister Bert, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme për çështje të Afrikës dhe Azisë Perëndimore, tha se Britania nuk do t'i zbatojë sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. Bert në një intervistë me radio BBC tha se 'mendon se amerikanët nuk kanë bërë gjënë e duhur'. Edwin Samuel zëdhënës i qeverisë britanike pohoi gjithashtu se Britania me kohë ka shprehur shqetësimet e saj për mundësimin e destabilizimit të rajonit në rast të prishjes së marrëveshjes bërthamore, por beson se marrëveshja bërthamore e Iranit do të ruhet edhe më tej.
Tags