Britania nuk i zbaton sanksionet amerikane kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80097-britania_nuk_i_zbaton_sanksionet_amerikane_kundër_iranit
Zyrtarët anglezë në deklarata të veçanta kanë folur për moszbatimin e sanksioneve anti-iraniane dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së paqes.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 07, 2018 08:27 Europe/Tirane
  • Britania nuk i zbaton sanksionet amerikane kundër Iranit

Zyrtarët anglezë në deklarata të veçanta kanë folur për moszbatimin e sanksioneve anti-iraniane dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së paqes.

Ellister Bert, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme për çështje të Afrikës dhe Azisë Perëndimore, tha se Britania nuk do t'i zbatojë sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. Bert në një intervistë me radio BBC tha se 'mendon se amerikanët nuk kanë bërë gjënë e duhur'. Edwin Samuel zëdhënës i qeverisë britanike pohoi gjithashtu se Britania me kohë ka shprehur shqetësimet e saj për mundësimin e destabilizimit të rajonit në rast të prishjes së marrëveshjes bërthamore, por beson se marrëveshja bërthamore e Iranit do të ruhet edhe më tej.