Rusia: Irani nuk do të bëjë lëshime përballë presioneve
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një deklaratë të martën, ndërsa dënoi sanksionet anti-iraniane të SHBA, tha se përvoja është një dëshmi e mirë që tregon se nuk është e mundur të merren lëshime nga Irani nën presion.
Shefi i diplomacisë ruse tha po ashtu se SHBA-ja përmes tërheqjes nga marrëveshja bërthamore ka shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB-së si dhe normat ndërkombëtare. Deklarata e Lavrov dënon çdo sanksion të njëanshëm të SHBA kundër Iranit dhe thekson: " Marrëveshja bërthamore ka provuar në praktikë efikasitetin e saj dhe aktualisht Irani ka mbetur i angazhuar ndaj angazhimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje". Ministri i Jashtëm rus theksoi se Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të lejojë që një arritje e tillë diplomatike të shkatërrohet dhe shtoi se Moska nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të mbajtur dhe zbatuar marrëveshjen bërthamore.