Ministri izraelit: Irani duhet 'të zhduket' nga bota
Irani duhet të zhduket tërësisht nga bota. Kështu u shpreh ministri izraelit i sigurisë publike, Gilad Erdan, kur u pyet për vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për të ri-imponuar sanksionet anti-iraniane që u hoqën pas një marrëveshje historike bërthamore midis Teheranit dhe gjashtë fuqitë botërore.
Duke folur për Radio Izrael të martën, Erdan mirëpriti vendimin e Trump për të braktisur marrëveshjen bërthamore dhe shtoi: "Do të ishte më mirë nëse regjimi iranian do të zhdukej tërësisht nga kjo botë, por do të ishte gjithashtu një bekim zëvendësimi i marrëveshjes së keqe të Obamës me një marrëveshje më të mirë". Deklarata absurde e Erdan ka rëndësi të veçantë duke pasur parasysh se Izraeli e ka justifikuar shumë armiqësinë e tij ndaj Iranit duke shfaqur një mentalitet të viktimës. Ndërsa Izraeli mbetet i vetmi posedues i njohur i armëve bërthamore në Lindjen e Mesme, regjimi i Tel Avivit ka kritikuar gjithmonë Iranin për zhvillimin e një program paqësor të energjisë bërthamore, duke akuzuar Teheranin se kërkon prodhimin e armëve bërthamore.