Khoshro: Sanksionet amerikane shkelje e normave ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80144-khoshro_sanksionet_amerikane_shkelje_e_normave_ndërkombëtare
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe rikthimin e sanksioneve kundër Iranit e ka quajtur shkelje e hapur e ligjeve dhe dispozitave ndërkombëtare dhe shkelje e rendit juridik botëror.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 09, 2018 05:55 Europe/Tirane
  • Khoshro: Sanksionet amerikane shkelje e normave ndërkombëtare

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe rikthimin e sanksioneve kundër Iranit e ka quajtur shkelje e hapur e ligjeve dhe dispozitave ndërkombëtare dhe shkelje e rendit juridik botëror.

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB, theksoi se Amerika duhet të mbajë përgjegjësitë e saj për shkeljen e dispozitave dhe normave të OKB me daljen e saj të jashtëligjshme nga marrëveshja bërthamore. Golam’ali Khoshro tha se në takimin e fundit  në KS të OKB Amerika ka qenë plotësisht e vetmuar sa i përket marrëveshjes bërthamore dhe në këtë takim Bashkësia Ndërkombëtare dhe një herë ka shprehur mbështetjen për multilaterizmin dhe diplomacinë kundrejt njëanshmërisë dhe presionit. Në deklaratën e përfaqësuesit të Iranit në OKB thuhet se përkundër Iranit i cili ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e tij në marrëveshjen bërthamore të cilat janë konfirmuar edhe nga ANEA, Amerika që nga data e nisjes së zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe sidomos gjatë periudhës së presidencës së Trump ka refuzuar të zbatojë zotimet dhe angazhimet e saj. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB ka thënë se nuk duhet pasur dyshim se pas përfundimit të të gjitha opsioneve ekzistuese për të shpaguar dëmet e shkaktuara nga veprimet e Amerikës dhe për garantimin e interesave të popullit Iranian, Irani duke u bazuar në të drejtat e tij do të ndërmarrë masa reciproke dhe vendosja e sanksioneve bërthamore nga ana e Amerikës nënkupton përfundimin e plotë ose të një pjese të angazhimeve dhe zotimeve të Iranit. Qeveria amerikane më 8 maj me një veprim të njëanshëm doli nga marrëveshja bërthamore. Ky vendim i Uashingtonit është dënuar gjerësisht si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës.