Larixhani: Amerikanët kurrë nuk kanë zbatuar zotimet e tyre
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80145-larixhani_amerikanët_kurrë_nuk_kanë_zbatuar_zotimet_e_tyre
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka thënë se amerikanët në kohën e negociatave flasin mirë mirëpo në kohën e zbatimit të premtimeve, nuk punojnë mirë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 09, 2018 05:56 Europe/Tirane
  • Larixhani: Amerikanët kurrë nuk kanë zbatuar zotimet e tyre

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka thënë se amerikanët në kohën e negociatave flasin mirë mirëpo në kohën e zbatimit të premtimeve, nuk punojnë mirë.

Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit, ditën e mërkurë u takua me Ri Yong-ho ministër i jashtëm i Koresë së Veriut i cili ndodhet për një vizitë në Teheran. Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit tha të martën se sjellja armiqësore e SHBA kundër Republikës Islamike të Iranit nuk do të mbetet pa përgjigje. Ali Larixhani, kryetar i Parlamentit Islamik të Iranit, në një takim me Ri Yong-ho ministër i jashtëm i Koresë së Veriut, duke folur për kontaktet e Bashkimit Evropian me Iranin pas tërheqjes së njëanshme dhe të paligjshme të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore, tha: "Bashkimi Evropian ka kërkuar që Irani të mos veprojë si Shtetet e Bashkuara dhe të ketë një mundësi për të bashkëpunuar". Larixhani tha se Irani ka partnerë që janë të gatshëm të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Teheranin në mënyra të tjera dhe shtoi: " Republika Islamike e Iranit do të ballafaqohet me Shtetet e Bashkuara dhe do të reagojë në mënyrë të përshtatshme dhe në kohën e duhur ndaj sjelljes së zyrtarëve amerikanë, duke përfshirë Presidentin e SHBA, Donald Trump". Ri Yong-ho ministër i jashtëm i Koresë së Veriut nga ana e tij tha se megjithëse Pheniani pas negociatave me Amerikën ka nisur çarmatosjen bërthamore, ai do të ruajë dijen e tij bërthamore pasi e di shumë mirë se Amerika nuk heq dorë nga armiqësitë e saj kundrejt Koresë së Veriut.