Irani kërkon veprim ndërkombëtar për ndaljen e krimeve saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80154-irani_kërkon_veprim_ndërkombëtar_për_ndaljen_e_krimeve_saudite_në_jemen
Irani ka dënuar ashpër një sulm ajror të kryer nga Arabia Saudite që vrau dhjetëra civilë jemenas, kryesisht fëmijë në një autobus shkollor, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion ndaj regjimit të Riadit dhe aleatëve të tij për të ndaluar kryerjen e më shumë krimeve në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 09, 2018 14:48 Europe/Tirane
  • Irani kërkon veprim ndërkombëtar për ndaljen e krimeve saudite në Jemen

Irani ka dënuar ashpër një sulm ajror të kryer nga Arabia Saudite që vrau dhjetëra civilë jemenas, kryesisht fëmijë në një autobus shkollor, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion ndaj regjimit të Riadit dhe aleatëve të tij për të ndaluar kryerjen e më shumë krimeve në Jemen.

Në një deklaratë të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi, shprehu solidaritetin me familjet e atyre që u vranë dhe u plagosën në sulmin ajror saudit, i cili goditi autobusin e nxënësve jemenas në një treg në provincën veriperëndimore të Jemenit, Sa'ada. Zyrtari iranian më tej i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, grupeve të të drejtave të njeriut dhe aktorëve të tjerë me ndikim për të dyfishuar përpjekjet e tyre dhe për të ndihmuar në ndalimin e shpejtë të këtyre akteve kriminale. Kasemi shtoi se shtimi i "bombardimeve ndaj zonave të banuara dhe objektivave civile ishte tregues i humbjeve të njëpasnjëshme të forcave të koalicionit në fushën e betejës" kundër luftëtarëve të lëvizjes Ansarullah të Jemenit, të cilët kanë mbrojtur vendin kundër fushatës së agresionit të regjimit të Riadit që nga fillimi i saj në vitin 2015. :Vendet që furnizojnë regjimin saudit dhe aleatët e tij me pajisje ushtarake "janë pjesëmarrës në krimet e tyre dhe duhet të jenë përgjegjës", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit.