Vaezi: I kam dërguar presidentit Erdogan, mesazhin e presidentit Ruhani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80165-vaezi_i_kam_dërguar_presidentit_erdogan_mesazhin_e_presidentit_ruhani
Mahmud Vaezi i dërguari special i presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Ankara, deklaroi se në takimin që pati me presidentin Rexhep Taip Erdogan, atij i ka dërguar një mesazh me shkrim të presidentit të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 10, 2018 04:32 Europe/Tirane
  • Vaezi: I kam dërguar presidentit Erdogan, mesazhin e presidentit Ruhani

Mahmud Vaezi i dërguari special i presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Ankara, deklaroi se në takimin që pati me presidentin Rexhep Taip Erdogan, atij i ka dërguar një mesazh me shkrim të presidentit të Republikës Islamike të Iranit.

I dërguari i presidentit të Republikës Islamike të Iranit në takim me presidentin e Turqisë ka diskutuar mbi zhvillimet në marrëveshjen bërthamore, nisjen e sanksioneve të Amerikës kundër Iranit dhe theksoi vullnetin e Iranit për të rezistuar deri në tërheqjen e turpshme të Amerikës. Nga ana e tij Rexhep Taip Erdogan pasi ka shprehur kënaqësinë nga mesazhi i presidentit Hasan Ruhani theksoi se Ankaraja është vendosur për të vazhduar bashkëpunimin me Teheranin dhe theksoi vazhdimin e përpjekjeve për të zgjeruar sa më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve. Erdogan shpresoi që së shpejti të takohet me presidentin e Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani. Mahmud Vaezi përpara se sa të takohej me presidentin e Turqisë, ka pasur takime me Mevlud Cavushoglu kryeministër dhe Rakhsar Pakxhan ministër i tregtisë së Turqisë.