Kasemi: Irani do të qëndrojë gjithmonë pranë fqinjit të tij
Pas shtimit të tensioneve midis Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, Irani deklaroi se gjithmonë do të qëndrojë pranë vendit të tij fqinj dhe do të sigurojë atë me çdo ndihmë që kërkon.
Të shtunën, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Behram Kasemi kritikoi valën e re të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Turqisë, duke thënë se qasjet e tilla do të rezultonin të paefektshme. "Ne shpresojmë që qeveria dhe populli turk do të menaxhojnë këto kufizime dhe presione të imponuara nga jashtë kufijve të Turqisë dhe ... ata patjetër do ta bëjnë këtë, sepse askush nuk mund ta ndryshojë vullnetin e popujve nëpërmjet sanksioneve dhe kërcënimeve", tha z. Kasemi. Ai gjithashtu shprehu shpresën se mençuria dhe urtësia do të mbizotëronte në botë dhe marrëdhëniet midis vendeve do të zgjeroheshin në bazë të respektit reciprok dhe vullnetit të mirë.