Zarif: Asnjë takim mes zyrtarëve iranianë dhe amerikanë në Nju Jork
Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif ka hedhur poshtë raportet e mediave për një takim të mundshëm midis zyrtarëve iranianë dhe amerikanë në margjinat e takimit të ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
I pyetur për gjasat e një takimi të tillë në Nju Jork, Zarif i tha të shtunën agjencisë së lajmeve Tasnim se nuk do të kishte asnjë takim. "Jo. Asnjë takim nuk pritet të ndodhë," tha ai. Zarif theksoi se Irani kishte deklaruar tashmë qëndrimin e tij mbi ofertën e fundit të Trump për tu takuar me zyrtarët iranianë. "Amerikanët nuk janë të ndershëm. Përveç kësaj, ata janë përfshirë nga një mani, mania e tyre ndaj sanksioneve nuk do t'i lejojë të hyjnë në bisedime," tha ai, duke shtuar se Omani nuk kishte dërguar asnjë mesazh nga amerikanët tek iranianët.