Ruhani takon Putinin: Bashkëpunimi Iran-Rusi i shërben interesave të dy vendeve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80247-ruhani_takon_putinin_bashkëpunimi_iran_rusi_i_shërben_interesave_të_dy_vendeve
Presidenti iranian Hasan Ruhani kërkoi zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Iranit dhe Rusisë në fusha të ndryshme, duke thënë se bashkëpunimi i ngushtë midis Teheranit dhe Moskës do t'i shërbejë interesave të të dy vendeve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 12, 2018 16:38 Europe/Tirane
  • Ruhani takon Putinin: Bashkëpunimi Iran-Rusi i shërben interesave të dy vendeve

Presidenti iranian Hasan Ruhani kërkoi zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Iranit dhe Rusisë në fusha të ndryshme, duke thënë se bashkëpunimi i ngushtë midis Teheranit dhe Moskës do t'i shërbejë interesave të të dy vendeve.

Presidentët iranian dhe rus mbajtën një takimin në margjinat e Samitit të 5-të të Detit Kaspik, ku presidentët e pesë shteteve në kufi me Detin Kaspik nënshkruan një konventë historike mbi statusin ligjor të detit pas më shumë se dy dekadave të diskutimeve. "Ne duhet të bëjmë përpjekje për ta kthyer Detin Kaspik në detin e paqes dhe miqësisë dhe në një bazë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, bashkëpunimit dhe miqësisë midis shteteve bregdetare", tha të dielën Ruhani në një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin , në qytetin port Aktau të Kazakistanit. Presidenti iranian vlerësoi bashkëpunimin e Teheranit dhe Moskës në zhvillimet rajonale dhe globale dhe tha: "Bashkëpunimi dypalësh dhe shumëpalësh mes Iranit dhe Rusisë në çështje të ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë fushën e sigurisë rajonale dhe luftën kundër terrorizmit në Siri, kanë pasur rezultate pozitive në rajon. " Presidenti rus, nga ana e tij, vuri në dukje marrëdhëniet në rritje të Rusisë me Iranin në fusha të ndryshme dhe shprehu gatishmërinë e Moskës për të rritur më tej marrëdhëniet me Teheranin në përputhje me interesat e përbashkëta. Putin gjithashtu e përshkroi marrëveshjen bërthamore të Iranit si një marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare. Ai tha se të gjitha palët e mbetura në marrëveshjen e nënshkruar midis Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermanisë, duhet të bëjnë përpjekje për të shpëtuar këtë marrëveshje pas tërheqjes së njëanshme të SHBA.