Evropa e përkushtuar në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore
Zëvendësministri i jashtëm për çështjet politike i RII z. Abas Erakci theksoi se angazhimi politik i Evropës për të ruajtur Planin e Përbashkët të Veprimit është ende i fortë.
Ai i bëri këto deklarata pas mbajtjes së një takimi me ambasadorët e shteteve evropiane në Iran. Erakci tha se bisedimet për arritjen e zgjidhjeve operacionale po vazhdojnë. Pas daljes së SHBA nga marrëveshja bërthamore, BE dhe zyrtarët evropianë kanë theksuar në mënyrë të përsëritur nevojën për të ruajtur marrëveshjen bërthamore me Iranin. Partnerët e marrëveshjes bërthamore pa SHBA kanë ofruar një paketë për Iranin për të mbajtur atë, e cila siguron interesat ekonomikë iranianë pas largimit të SHBA nga marrëveshja dhe vendosjes së sanksioneve kundër Iranit.