Ruhani: SHBA fajtore për djegien e urave me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80327-ruhani_shba_fajtore_për_djegien_e_urave_me_iranin
Presidenti iranian Hasan Ruhani ka hedhur poshtë edhe një herë ofertën e Uashingtonit për bisedime, pas tërheqjes së njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, duke thënë se SHBA vetë i kishte djegur urat për negociata me Teheranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 15, 2018 17:00 Europe/Tirane
  • Ruhani: SHBA fajtore për djegien e urave me Iranin

Presidenti iranian Hasan Ruhani ka hedhur poshtë edhe një herë ofertën e Uashingtonit për bisedime, pas tërheqjes së njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, duke thënë se SHBA vetë i kishte djegur urat për negociata me Teheranin.

Aktualisht, Republika Islamike po mban bisedime me të gjithë botën, tha shefi ekzekutiv iranian të mërkurën në një takim të kabinetit qeveritar. Ruhani, megjithatë, shtoi: "SHBA ka vepruar në mënyrë të atillë që ka shkatërruar të gjitha rrethanat e nevojshme për negociata. Uashingtoni ka djegur urat e kontakteve me Teheranin". "Tani, SHBA është duke qëndruar në anën tjetër të urës dhe po pyesin se si të kalojnë", vuri në dukje presidenti iranian, duke shtuar, "Nëse është e ndershme, Amerika duhet ta rregullojë atë urë përsëri." Ruhani tha gjithashtu se Irani kishte mbajtur bisedime "shumë pozitive dhe të mira" me fqinjët e tij gjatë Samitit të 5-të Detit Kaspik, i cili u mbajt kohët e fundit në qytetin port të Kazakistanit, Aktau. Ai, veçanërisht, përshëndeti zgjidhjen e çështjeve të mprehta lidhur me sigurinë e Detit Kaspik. "SHBA dhe aleanca ushtarake e NATO-s kishin komplotuar për të vendosur praninë e tyre në brigjet e Kaspikut dhe për të vendosur forcat e tyre atje," tha Ruhani duke shtuar: "Bazuar në këtë marrëveshje, vendosja e bazave ushtarake dhe prania e anijeve të huaja në Detin Kaspik është e ndaluar".