Presidentët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë takohen në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80354-presidentët_e_iranit_rusisë_dhe_turqisë_takohen_në_teheran
Dmitri Peskov, zëdhënësi i Zyrës së Presidentit të Rusisë u tha gazetarëve të enjten se Presidentët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë do të takohen në Teheran në dhjetë ditët e para të shtatorit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 16, 2018 16:43 Europe/Tirane
  • Presidentët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë takohen në Teheran

Dmitri Peskov, zëdhënësi i Zyrës së Presidentit të Rusisë u tha gazetarëve të enjten se Presidentët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë do të takohen në Teheran në dhjetë ditët e para të shtatorit.

Tashmë janë bërë punimet përgatitore për takimin që do të zhvillohet në kryeqytetin iranian, tha Peskov. Pasi të finalizohet përmes kanaleve diplomatike, agjenda e takimit të tre krerëve të shteteve do të zbulohet, shtoi ai.  Të tre udhëheqësit janë takuar dy herë në Soçi dhe Stamboll në kuadrin e bisedimeve për zgjidhjen e krizës në Siri, ndërsa takimi i tretë i tyre do të zhvillohet në Teheran.