Larixhani: Bashkëpunimi Teheran-Islamabad ndihmon në vendosjen e paqes në rajon
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit në një bisedë telefonike me homologun e tij pakistanez, tha se Irani dhe Pakistani janë dy vende të rëndësishme dhe me ndikim në botën islame dhe në rajon dhe bashkëpunimi mes dy vendeve ndihmon në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Dje Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit, zhvilloi një bisedë telefonike me Asad Gheisar kryetar i parlamentit të Pakistanit. Z. Larixhani pasi uroi z. Gheisar për zgjedhjen në këtë post theksoi përdorimin e kapaciteteve ekonomike dhe bujqësore të Iranit dhe Pakistanit për plotësimin e interesave të të popujve. Larixhani gjithashtu shprehu kënaqësinë nga zgjerimi në rritje i marrëdhënieve dypalëshe. Nga ana e tij kryetari i parlamentit të Pakistanit theksoi marrëdhëniet e vjetra mes dy vendeve janë një shtyllë e fortë për të ngritur akoma më shumë marrëdhëniet mes dy parlamenteve. Ai gjithashtu theksoi se Islamabadi do të bëjë të gjitha përpjekjet për të arritur unitetin mes vendeve islamike dhe për të vendosur paqen në rajon.