Kasemi: Raketat dhe marrëveshja bërthamore janë çështje të ndara
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80451-kasemi_raketat_dhe_marrëveshja_bërthamore_janë_çështje_të_ndara
Programi raketor i Iranit dhe marrëveshja bërthamore janë dy çështje të ndara, ku e para nuk është aspak e negociueshme, tha zëdhënësi i Ministrisë së jashtme iraniane, duke iu referuar fjalëve të fundit të kancelares gjermane. 
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 20, 2018 12:40 Europe/Tirane
  • Kasemi: Raketat dhe marrëveshja bërthamore janë çështje të ndara

Programi raketor i Iranit dhe marrëveshja bërthamore janë dy çështje të ndara, ku e para nuk është aspak e negociueshme, tha zëdhënësi i Ministrisë së jashtme iraniane, duke iu referuar fjalëve të fundit të kancelares gjermane. 

Ajo (Angela Merkel) mund të shprehë pikëpamjet e saj, por ajo duhet të dijë se programi i raketave dhe marrëveshja bërthamore janë dy çështje të ndara", tha Behram Kasemi në konferencën e tij të përjavshme për shtyp. "Ne kemi deklaruar qëndrimin tonë mbi çështjen e raketave, duke konfirmuar se nuk është e negociueshme", theksoi ai. Merkel ka thënë se Berlini ishte i gatshëm të ruaj marrëveshjen bërthamore pas tërheqjes së SHBA, duke shprehur shqetësimin për programin e raketave të Teheranit. Duke iu përgjigjur pyetjes mbi qasjen e politikës së jashtme të Iranit ndaj Turqisë dhe Pakistanit, Kasemi tha: 'Politika jonë parimore mbi fqinjët tanë është e qartë'. "Ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm të kemi marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet, pasi ne besojmë se lidhjet miqësore mund të ndihmojnë në krijimin e një rajoni të sigurt", tha ai.