Ruhani: Fuqia ushtarake e Iranit vetëm mbrojtëse
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80469-ruhani_fuqia_ushtarake_e_iranit_vetëm_mbrojtëse
Fuqia ushtarake e Iranit është vetëm mbrojtëse dhe nuk ka për qëllim nxitjen e luftës, por kërkon paqe të qëndrueshme, tha të martën presidenti iranian Hasan Ruhani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 21, 2018 08:38 Europe/Tirane
  • Ruhani: Fuqia ushtarake e Iranit vetëm mbrojtëse

Fuqia ushtarake e Iranit është vetëm mbrojtëse dhe nuk ka për qëllim nxitjen e luftës, por kërkon paqe të qëndrueshme, tha të martën presidenti iranian Hasan Ruhani.

"Mungesa e fuqisë mbrojtëse nënkupton një dritë jeshile për armiqtë", tha Presidenti i RII z. Hasan Ruhani duke folur në ceremoninë e Ditës së Industrisë së Mbrojtjes në kryeqytetin iranian. "Ne të gjithë jemi përgjegjës për të siguruar, me çmimin më të ulët të mundshëm, sigurinë, fuqinë dhe dinjitetin e popullit iranian", tha Ruhani. Duke thënë se iranianët janë "populli i paqes dhe bashkëpunimit", ai shtoi: "Disiplina, trajnimi, besimi dhe gatishmëria e forcave të armatosura duhet të jenë në një nivel që armiqtë të mos guxojnë të kryejnë ndonjë akt agresioni". Ai gjithashtu tha: "Historia na thotë se nëse nuk jemi të fuqishëm dhe nuk ndjekim qëllimet tona me vendosmëri, ka të tjerë që do të na mposhtin". Duke thënë se të gjitha qeniet njerëzore duhet të ecin në rrugën e drejtë, Ruhani tha: "Përveçse gjendet në një rajon kritik gjeografik, vendi ka qenë subjekt i Iranofobisë gjatë 40 viteve të fundit". Ruhani tha në 40 vitet e fundit, Irani ka dëshmuar se nuk kërkon të ushtrojë ndonjë akt agresioni kundër asnjë vendi. "Në vende kritike, Irani zgjodhi të ndihmonte vendet fqinje në vend që t'i pushtonte ato. Për shembull, ne kemi strehuar shumë refugjatë irakianë dhe kuvajtianë gjatë sulmeve të Sadamit. "Iranianët gjithmonë kanë kërkuar të kenë bashkëjetesë paqësore dhe ndërveprim me vendet e tjera. Gjatë viteve të fundit që terrorizmi u përhap nëpër rajon, megjithëse nuk ishte me sa duket një kërcënim kundër Iranit, ne vullnetarisht u nxituam për të ndihmuar popujt e rajonit dhe patëm një rol efektiv në pastrimin e vendeve të rajonit nga terroristët". Presidenti Ruhani theksoi se Irani duhet të përforcojë fuqitë e tij mbrojtëse për të mbrojtur vendin kundër atyre që shohin burimet dhe pozicionin gjeografik të këtij vendi me sy të lakmuar. "Gatishmëria jonë nuk është gatishmëri për luftë, por gatishmëri për krijimin dhe mbrojtjen e paqes së qëndrueshme", tha ai.