Falet namazi i festës së Kurban Bajramit në Iran
Gusht 22, 2018 10:13 Europe/Tirane
Sot në të gjithë Iranin është falur namazi i festës së Kurban Bajramit.
Sot më 10 Dhilhaxhe të vitit 1439 H.K që përkon me 22 gushtin 2018 është festa e Kurban Bajramit. Namazi i festës në Teheran është drejtuar nga Ajetollah Ehmad Khatami, imami i përkohshëm i namazit të xhumasë në Teheran dhe në prani të mijëra besimtarëve në kompleksin Imam Khomeini (ra). Në të gjithë Iranin namazi është falur nëpër xhami, teqe dhe huseinie.
Tags