Prezantimi i fuqisë së brendshme të Iranit në prodhimin e avionëve luftarakë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80489-prezantimi_i_fuqisë_së_brendshme_të_iranit_në_prodhimin_e_avionëve_luftarakë
Gatishmëria mbrojtëse e Iranit nuk është me kuptimin e luftënxitjes por me kuptimin e paqes së qëndrueshme dhe historian a ka mësuar se nëse jemi të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, askush nuk mund të na nënshtrojë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 22, 2018 05:43 Europe/Tirane
  • Prezantimi i fuqisë së brendshme të Iranit në prodhimin e avionëve luftarakë

Gatishmëria mbrojtëse e Iranit nuk është me kuptimin e luftënxitjes por me kuptimin e paqes së qëndrueshme dhe historian a ka mësuar se nëse jemi të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, askush nuk mund të na nënshtrojë.

Kështu ka deklaruar Hasan Ruhani presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë ceremonisë së prezantimit të avionit luftarak Kouthar të prodhuar me kapacitetet e brendshme në Iran. Në fjalën e tij presidenti iranian ka thënë se fuqia preventuese është ajo fuqi e cila e detyron armikun të mos ndërmarrë asnjë hap agresiv për shkak të dëmeve që i shkaktohen në rast lufte. Ministria e mbrojtjes i RII me rastin e ceremonisë së Ditës së Industrisë mbrojtëse, ka thënë se forcimi i armëve strategjike, maksimizimi i mbrojtjes dhe i mbështetjes së Frontit të Rezistencës Islamike, forcon sigurinë e RII. 22 gushti është Dita e Industrisë mbrojtëse në Iran.   Në deklaratën e lëshuar sot (e martë), Ministria e Mbrojtjes e Iranit ka thënë: "Tani, Republika Islamike e Iranit ka arritur një pikë zhvillimi dhe autoriteti në parandalimin e çdo lloj sulmi që mund të kërcënoj atë si dhe çdo aventurë dhe operacion masiv psikologjik dhe medial kundër çdo veprimi apo sulmi ushtarak". Në deklaratë, Ministria iraniane e mbrojtjes ka theksuar se industria e mbrojtjes së Iranit ka punuar për të maksimizuar strategjitë e saj të mbrojtjes dhe për të realizuar qëllimet dhe politikat e Republikës Islamike të Iranit. Me përpjekjet e ekspertëve të industrisë së mbrojtjes dhe në prani të presidentit të Republikës Islamike të Iranit, është prezantuar brezi i ri i avionëve luftarakë të Iranit të quajtur Kouthar.  Njëkohësisht me 22 gushtin ditën kombëtar të industrisë mbrojtëse në Iran, ekspertët e industrisë ajrore kanë arritur të prodhojnë dhe prezantojnë avionin luftarak të quajtur Kouthar. Avioni ka kapacitet të kontrollojë zjarrin duke përdorur teknologjinë dixhitale ushtarake dhe në këtë avion janë instaluar rrjeti i katërt dixhitale ushtarak, teknologjia e monitorimit krejtësisht dixhitial, kompjuter për përllogaritjet balistike, si dhe pajisje për të ngritur nivelin e precizonit veprues, radarë të sofistikuar, pajisje ekzakte për orën e radios, si dhe pajisje për një hartë të lëvizshme. Avioni Kouthar është një prej avionëve të përparuar luftarakë i cili është prodhuar krejtësisht nga ekspertët vendas. Në këtë mënyrë Irani është futur në rangun e atyre vendeve që prodhojnë avionë luftarakë. Avioni do të prodhohet në 2 modele me një dhe me dy pilotë ku modeli me dy pilotë do të përdoret edhe për qëllime trajnimi për pilotët. Duke thënë se të gjitha qeniet njerëzore duhet të ecin në rrugën e drejtë, Ruhani tha: "Përveçse gjendet në një rajon kritik gjeografik, vendi ka qenë subjekt i Iranofobisë gjatë 40 viteve të fundit". Ruhani tha në 40 vitet e fundit, Irani ka dëshmuar se nuk kërkon të ushtrojë ndonjë akt agresioni kundër asnjë vendi. "Në vende kritike, Irani zgjodhi të ndihmonte vendet fqinje në vend që t'i pushtonte ato. Për shembull, ne kemi strehuar shumë refugjatë irakianë dhe kuvajtianë gjatë sulmeve të Sadamit. "Iranianët gjithmonë kanë kërkuar të kenë bashkëjetesë paqësore dhe ndërveprim me vendet e tjera. Gjatë viteve të fundit që terrorizmi u përhap nëpër rajon, megjithëse nuk ishte me sa duket një kërcënim kundër Iranit, ne vullnetarisht u nxituam për të ndihmuar popujt e rajonit dhe patëm një rol efektiv në pastrimin e vendeve të rajonit nga terroristët". Presidenti Ruhani theksoi se Irani duhet të përforcojë fuqitë e tij mbrojtëse për të mbrojtur vendin kundër atyre që shohin burimet dhe pozicionin gjeografik të këtij vendi me sy të lakmuar. "Gatishmëria jonë nuk është gatishmëri për luftë, por gatishmëri për krijimin dhe mbrojtjen e paqes së qëndrueshme", tha ai.