Ekipi iranian në Xhakarta merr dy medalje
Ekipi i sportistëve iranianë pjesëmarrës në lojërat aziatike Xhakarta-2018 ka arritur të marrë 1 medalje ari në artet marciale Voshu dhe një bronzi në garat me varka.
Eerfan Ahangarian, sportisti iranian i arteve marciale në stilin Voshu për peshat 60 kg ditën e enjte mori medalje ari në lojërat aziatike Xhakarta-2018 thuhet në një njoftim të agjencisë IRNA të lajmeve. Ai në finale u përball me përfaqësuesin nga Kina dhe arriti të fitojë me rezultatin 2 me 1. Ndërsa në garat me varka me 2 vozitës për peshat e rënda, ekipi iranian arriti të marrë medalje bronzi. Në total ekipi i sportistëve iranianë në lojërat olimpike Xhakarta-2018 deri tani ka marrë 8 medalje ari, 5 argjendi dhe 7 bronzi dhe me gjithsej 20 medalje renditet i katërti në tabelën e lojërave Xhakarta-2018. Në këto lojëra Irani përfaqësohet me gjithsej 280 sportistë meshkuj dhe femra në degë të ndryshme sportive. Lojërat aziatike Xhakarta-2018 kanë nisur në muajin gusht dhe përfundojnë më 2 shtator dhe në to marrin pjesë gjithsej 11 mijë sportistë nga 45 vende aziatike.