Më shumë se 240 persona janë dëmtuar nga tërmeti në Kermanshah
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80568-më_shumë_se_240_persona_janë_dëmtuar_nga_tërmeti_në_kermanshah
Nga tërmeti 5.9 ballë të shkallës Rihter në qytetin Talesh Babaxhani të provincës Kermanshah të paktën 241 persona janë lënduar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 26, 2018 05:32 Europe/Tirane
  • Më shumë se 240 persona janë dëmtuar nga tërmeti në Kermanshah

Nga tërmeti 5.9 ballë të shkallës Rihter në qytetin Talesh Babaxhani të provincës Kermanshah të paktën 241 persona janë lënduar.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve në orën 3:55 një tërmet 5.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur provincën Kermanshah në Iran. Tërmeti është regjistruar 8 km në brendësi të tokës. Drejtori i qendrës sizmologjike n universitetin mjekësor të provincës Kermanshah ka thënë se një grua shtatzënë në Islamad dhe një burrë i moshuar 70 vjeçar në rajoni Talesh Babaxhani për shkak të stresi nga tërmeti kanë humbur jetën. Ndërsa drejtori i gjysmë hënës së kuqe të provincës Kermanshah ka njoftuar se 21 ekipe shpëtimi janë aktivizuar menjëherë për tu ardhur në ndihmë personave të lënduar. Për momentin uji, energjia elektrike dhe gazi është i lidhur për provincën Kermanshah dhe në plotësimin e nevojave fillestare nuk ka asnjë problem ndërkohë që forcat e ndihmë së shpejtë, ato të rendit, administrata, njësitet e shëndetësisë dhe të kurimit të gjithë janë vendosur në gjendje gatishmërie. Qyteti Talesh Babaxhani ka një popullsi prej 38 mijë banorësh dhe ndodhet 136 km larg provincës Kermanshah. Më 12 nëntor të vitit 2017 një tjetër tërmet prej 7.3 ballë të shkallës Rihter ka goditur provincën Kermanshah duke lënë të vdekur 483 persona dhe lënduar më shumë se 12 mijë të tjerë.