Gjykata amerikane kundërshton urdhrin e Trump për shkarkimin e punonjësve
Një prej gjykatave në Amerikë ka kundërshtuar urdhrin e presidentit amerikan lidhur me shkarkimin e punonjësve federalë.
Ketanju Brown Jackson gjyqtare e rajonin Kolumbia ditën e shtunë ka hedhur poshtë urdhrin e presidentin amerikan për shkarkimin dhe uljen e numrit të punonjësve federalë. Gjyqtarja thotë se urdhri në fjalë ul të drejtat e punëtorëve përballë kërkesave dhe kushteve të punëdhënësve. Në muajin Maj 2018 presidenti Donald Trump nxori tre dekrete në bazë të të cilave u jepen kompetenca funksionarëve të shtetit që të shkarkojnë punonjësit federalë. Këto urdhra u japin më shumë fuqi punëdhënësve përballë sindikatave të punëtorëve. Ndërkohë urdhri i Donald Trump është kundërshtuar fuqishëm nga sindikata e punonjësve shtetërorë.