Ministri iranian i mbrojtjes takohet me presidentin e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80599-ministri_iranian_i_mbrojtjes_takohet_me_presidentin_e_sirisë
Ministri iranian i mbrojtjes në takim me presidentin e Sirisë, uroi ushtrinë dhe forcat e rezistencës siriane për fitoret e tyre kundër terroristëve dhe ka thënë se jo vetëm popujt e rajonit por popujt e të gjithë botës i detyrohen Sirisë për luftën e saj kundër terrorizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 27, 2018 02:57 Europe/Tirane
  • Ministri iranian i mbrojtjes takohet me presidentin e Sirisë

Ministri iranian i mbrojtjes në takim me presidentin e Sirisë, uroi ushtrinë dhe forcat e rezistencës siriane për fitoret e tyre kundër terroristëve dhe ka thënë se jo vetëm popujt e rajonit por popujt e të gjithë botës i detyrohen Sirisë për luftën e saj kundër terrorizmit.

Amir Hatami ministër i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit në takim me presidentin Bashar Asad shpresoi në çlirimin e të gjitha territoreve të Sirisë nga prania e terroristëve dhe krijimin e kushteve për kthimin e të shpërngulurve sirianë në shtëpitë e tyre. Ai tha se Irani ashtu si në periudhën e krizës dhe luftës me terroristët i ka qëndruar pranë kombit dhe qeverisë siriane, edhe në periudhën e rindërtimit të Sirisë do t’i qëndrojë pranë këtij vendi. Nga ana e tij presidenti i Sirisë vlerësoi vizitën e ministrit të mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit në Siri dhe tha: Marrëdhëniet e Damaskut me Teheranin janë të forta dhe të qëndrueshme dhe të gjitha thashethemet që thuhen mbi marrëdhëniet bilaterale nuk kanë aspak ndikim në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të krijuara që nga koha e fitores së revolucionit islamik. Vlen të theksohet se ministri i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit, viziton Sirinë me ftesë zyrtare të Ali’abdullah Ajub ministër i mbrojtjes i Sirisë.