Urime për ditëlindjen e imam Ali al-Naghi (as)
Sot më 15 Dhilhaxhe të vitit 1439 që përkon me 28 gushtin e vitit 2018 është ditëlindja e imam Ali al-Naghi (as) imami i dhjetë i myslimanëve shiitë të botës.
Imam Ali al-Naghi ka lindur në vitin 212 sipas kalendarit hënor në afërsi të qytetit Medina. Ai pas martirizimit të babait të tij imam Muhamed Naghi (as), imami i nëntë i myslimanëve shiitë, mori përsipër përgjegjësin e drejtimit të myslimanëve. Imam Ali al-Naghi ishte një njeri i përkryer nga të gjitha aspektet e moralit dhe etikës. Ai në atë kohë konsiderohej njëri nga njerëzit më të respektuar që me një gjuhë të pastër dhe të kuptueshme ai gjithashtu tregonte respekt dhe moral të lartë për njerëzit. Imam al-Naghi ishte shumë i dashur me njerëzit dhe u vinte shumë në ndihmë të varfërve dhe nevojtarëve. Radiotelevizioni shtetëror i Iranit, uron të gjithë myslimanët dhe liridashësit në botë për përvjetorin e ditëlindjes së imam Ali al-Naghi(as).