Forcat iraniane përleshen me terroristët në perëndim të vendit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i80622-forcat_iraniane_përleshen_me_terroristët_në_perëndim_të_vendit
Ministri iranian i informacionit njoftoi përleshjet e forcave iraniane me dy grupe terroriste në perëndim të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 28, 2018 05:10 Europe/Tirane
  • Forcat iraniane përleshen me terroristët në perëndim të vendit

Ministri iranian i informacionit njoftoi përleshjet e forcave iraniane me dy grupe terroriste në perëndim të Iranit.

Said Mahmud Alavi, ministër I informacionit në Iran, ditën e hënë ka thënë: Sipas informatave dhe masave të marra nga forcat e rendit të provincës Kermanshah dhe Kurdistan në perëndim të Iranit, 2 grupe terroriste të varur nga vendet dashakeqe janë shkatërruar në perëndim të Iranit. Një prej këtyre grupeve përbëhej nga 12 pjesëtarë të varur nga elementët terroriste dhe të gjithë ata janë zbuluar dhe arrestuar. Ndërsa një grup tjetër terrorist ishte futur në territorin iranian për të kryer akte destruktive dhe terroriste, mirëpo edhe ky grup është zbuluar dhe asgjësuar. Në përleshjet me këtë grup terrorist janë vrarë 2 pjesëtarë të tij dhe 2 të tjerë janë arrestuar. Ministri iranian i informacionit ndër të tjera shtoi se në përfundim të përleshjeve janë konfiskuar disa armë kallashnikov, granata, mjete komunikimi dhe një shumë parash.